Rreth CCBS

CCBS dhe The Coca-Cola Company

Kur flasim për një kompani ndërkombëtare të suksesshme, fshihet gjithmonë një histori e madhe pas kësaj. Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k. (CCBS), operon në Shqipëri që prej vitit 1994 kur edhe u prodhua shishja e parë Coca-Cola në Shqipëri. Përmes zinxhirit të prodhimit dhe rrjetit lokal të biznesit, aty u ndërtua një organizatë me më shumë se 300 punonjës brenda strukturës se saj. Duke marrë parasysh madhësinë dhe shpërndarjen e rrjetit, CCBS përfaqëson një nga aktorët kryesorë pro-aktivë për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), operon në tregun tonë si i vetmi partner zyrtari mbushjes së shisheve në Shqipëri dhe që është pjesë e sistemit Coca-Cola.

Shqipëria është një pjesë e familjes së madhe të Coca-Cola në mbarë botën. Nga viti 1994 deri 1997, portofoli i CCBS u zgjerua më tej me markat e Fanta dhe Sprite. Pas trazirave të vitit ’97, CCBS investoj në futjen e linjave të reja të prodhimit. Në fakt, portofoli ynë në tregun shqiptar konsiston në markat e mëposhtme: Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Portokall, Fanta Exotic, Fanta Limon, Sprite, Nestea, Schweppes Indian Tonic Water, Schweppes Bitter Lemon, dhe kohët e fundit portofolit i është shtuar edhe lëngu i frutave Cappy Pulpy. Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta dhe Sprite përfaqësojnë 4 ndër 5 pijet më të konsumuara në mbarë botën.

Misioni i CCBS

  • Të freskojë botën në trup, mendje dhe shpirt
  • Të frymëzojë momente optimizmi me anë të produkteve dhe aktiviteteve të saj
  • Të krijojë vlera dhe të bëj ndryshimin

Siguria

CCBS beson në njerëzit e saj. Ata janë aseti ynë më i rëndësishëm. Sistemi ynë i sigurisë dhe i menaxhimit të parandalimit të humbjeve fokusohet në vlerësimin e riskut, minimizimin e riskut për të gjithë punonjësit dhe palët e treta të përfshira në biznes. CCBS siguron me anë të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që kjo kompani është në gjendje të përmbushë standartet maksimale të sigurisë ushqimore në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të saj.