Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe. 

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Coca-cola Bottling Shqiperia (CCBS), e regjistruar pranë QKB me (NUIS) J61901061H, me seli në adresën: Rruga kombëtare Tiranë-Durrës, Km. 5, Kashar, Tiranë, Po box 2939. dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të CCBS nëpërmjet faqes së internetit www.porosit.ccbs.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”) 

Duke kryer porosi në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.porosit.ccbs.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha porositë nëpërmjet faqes së internetit të CCBS.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.porosit.ccbs.al.

CCBS nuk mban përgjegjësi nëse gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, CCBS nuk është përgjegjes per probleme që mund te lindin për shkak të mungeses se antivirusit, fire wall-it apo broëser të pa përditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e CCBS. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj).CCBS mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte CCBS të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë aksesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Në baze te ligjit nr. 74/2018 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006, “për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, të ndryshuar - neni11 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Gjithashtu në këtë faqe është e mundur që të bëhet rregjistrimi I një profili në mënyrë që klienti të rikthehet përsëri në këtë faqe, për këtë do të jeni dë detyruar që të jepni informacion të plotë, (emër, mbiemër, numër telefoni,adrese emaili, datëlindje) Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.

Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.

CCBS nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

CCBS nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të CCBS apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e CCBS përkatësisht.

Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.porosit.ccbs.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet  do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara duke telefonuar ne home@cocacola.al.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

CCBS nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

CCBS nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, CCBS merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të CCBS janë çmimet neto me TVSH. Klienti mund të zgjedhë larishmëri të produkteve me kusht që porosia të jetë më e madhe ose e barbarte me 1200 lekë.Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, CCBS do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, CCBS i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga CCBS.

Porosia e Klientit mund të rishikohet  nga CCBS, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe. CCBS informon Klientin për cdo rast.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës.

Faqja Porosit.ccbs.al është në pronësi të Coca-Cola Bottling shqipëria dhe menaxhohet prej saj, megjithatë shpërndarja e produkteve bëhet nëpërmjet partenerëve të saj, rrjellimisht edhe faturimi ndaj klientëvë që porosisin onlinë realizohet nga ana e këtyre partnerëve tregtar.

Klienti mund të kryejë pagesën me Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.

Në rast se CCBS dhe partnerët ose partenrët e saj gjendën në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga to, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Dorëzimi i Produkteve.

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 24 orëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga CCBS. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga CCBS për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas listës së qyteteve në systemin e blerjes online.

Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit.

CCBS, nëpërmjet partnerëve të saj tregtarë, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit. 

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Gjatë dorëzimit, klienti duhet të kontrollojë produktet që të  sigurohet nëse janë të rregullta, në aspektin e sasisë paketimit, datave të skadencës nese Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, apo ndonje produkt është jashtë standartit, klienti është I lirë ta kthejë dhe të kërkojë zëvëndësimin e tij, nëse transportuesi nuk ka një produkt zëvendësues me vete, klientit mund ti bëhet zbritje në faturë për sasinë e produktit apo produkteve jashtë standartit.

Në rast se CCBS apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga CCBS të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar në numrin e telefonit të shërbimit: +355697097770 ose +355697097771.

Kthimi i Produkteve.

Klienti nuk ka të drejtë të kthejë produktin pasi e ka kontrolluar ne momentin e dorëzimit dhe eshte siguruar se produkti  eshte i  rregullt.  

Privatësia. 

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe CCBS është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё  të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, CCBS duhet tё njoftohet menjёherё. Nëse Klienti nuk dëshrion më që të dhënat dhe profili i tij të ruhen nga faqja e CCBS atëherë ai mund të njoftojë me shkrim ose me telefon dhe CCBS do të fshijë këto rekorde në arkivat e saj gjithashtu dhe nga partnerët e saj.

CCBS për të përmbushur lëvrimin dhe faturimin e porosive nëpërjmet partnerëve të saj, do të ndajë me këta partnerë vetëm ato informacione që janë të domosdoshme për këtë proces. Partnerët qe do te kryejne shperndarjen do ti përmbahen kushteve të pëcaktuara në këtë dokument dhe sipas ligjit shqiptar. Të gjitha të dhënat e deklaruara nga  Klienti do të përpunohen vetëm për qëllimin e Shitjes se produktit dhe 15 ditë nga data e dorezimit të porosise do te fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. Të dhënat personale të mbledhura nga CCBS dhe Partneret e saj në këtë kuadër, do të trajtohen në përputhje me LIGJ Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: home@cocacola.al.

Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e CCBS. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë CCBS Sh.p.k dhe The Coca-Cola Company. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.